Sindikalistët në Maqedoni kërkojnë paga më të larta për punëtorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave i bën apel Qeverisë dhe kompanive private që menjëherë t’i rrisin pagat, pasi siç thonë ata, qindra kompanitë më të mëdha në vend gjatë pandemisë me virusin korona kanë bërë kapital të lartë në kurrizin e punëtorëve. Në të njëjtën kohë, pagat e tyre nuk janë rritur aq sa duhet. Sipas të dhënave, këto 100 kompani kanë realizuar fitim prej rreth 730 milionë euro në vitin 2021. Kjo është mbi 200 milionë euro më shumë se viti 2020, kur fitimi i tyre ishte 517 milionë euro. Rritja e kapitalit të kompanive është 42%.

“Qeveria dhe punëdhënësit kërkojnë më shumë produktivitet dhe për shkak të politikave të Qeverisë ndaj punëtorëve dhe lakmisë së punëdhënësve, me rritjen e fitimeve prej 42% nga viti 2020 deri në 2021, ata i rritën pagat për 5,8%”, thonë nga LSM.

Ndryshe, sipas Entit shtetëror të statistikave, paga mesatare është rritur për aq nga dhjetori 2020 deri në dhjetor 2021. Sipas LSM-së, Qeveria po i lë vetë punëtorët të përballen me krizën ekonomike dhe energjetike deri në janar të vitit 2023. Edhe atëherë qeveria premtoi metodologji të re për përllogaritjen e pagave.

Paraprakisht, Enti njoftoi se paga mesatare neto e qershorit është rritur për 10,9 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar dhe tani arrin në 31.869 denarë. Mirëpo, sindikata rikujton se inflacioni për të njëjtën periudhë është 16%, pra shuma e pagës mesatare ka vlerë reale pak më shumë se 26 mijë denarë, që sipas sindikalistëve nuk është për t’u mburrur.

Advertisement

Ndryshe, Lidhja e sindikatave ka bërë të ditur se është duke përgatitur edhe padi ndërkombëtare kundër shtetit pasi Qeveria ka refuzuar të lejojë rritje të pagave prej 2.806 denarë në sektorin publik, për shkak të respektimit të rritjes së pagës minimale. Më pas njoftuan se nuk do të ketë negociata dhe marrëveshje të reja me autoritetet dhe paralajmëruan radikalizimin e aktiviteteve për muajin shtator.

Sindikalistët në Maqedoni kërkojnë paga më të larta për punëtorët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy