Sindikata Policore e Maqedonisë dhuroi gjak në Dibër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nën organizimin e Sindikatës Policore të Maqedonisë, në bashkëpunim me Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq dhe Institutit të Transfuziologjisë, sot në dibër u organizua akcion i dhurimit të gjakut.

Policët e Dibrës dhuruan gjak, duke vërtetuar kështu edhe njerëzinë e tyre, sidomos në këtë periudhë pandemie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Marjan Kicev, kryetar i Sindikatës tha se aksione të këtilla do të organizohen edhe në qytetet tjera të vendit.

Adrian Telqiu, Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Sindikatës tha se përpos gjakdhënies, ata janë të përfshirë edh enë aktivitete tjera, duke shpërndarë maska mbrojtëse dhe mjete dezinfektimi./Telegrafi/

Advertisement

Sindikata Policore e Maqedonisë dhuroi gjak në Dibër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy