Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) ka shqyrtuar sot gjendjen me kollën e keqe në vend dhe ka propozuar që të shpallet epidemi në territorin e qytetit të Shkupit, ku janë regjistruar 14 raste.
Sipas Petliçkovskit edhe përkundër se epidemia tingëllon ashpër, tha se qëllimi është që institucionet përkatëse më lehtë të përballen me rrezikun që vjen nga kjo sëmundje.
“Biseduam për virozat dhe për gjendjen me kollën e keqe, i shqyrtuam numrat. Numrat e fundit flasin se kemi 18 raste te konfirmuara të kollit të keq, dhe ky numër është në rritje, posaçërisht në qytetin e Shkupit ku janë paraqitur 14 raste, andaj dhe vendosëm që të propozojmë shpalljen e epidemisë për qytetin e Shkupit, kjo tingëllon pak ashpër, por realisht duhet të në e lehtësoj punën gjatë përballjes me rrezikun i cili vjen nga kolla e keqe”, tha Petliçkovski.
Ndryshe, ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me kollën e keqe dhe të prekurve nga gripi. Autoritetet shëndetësore presin që kulmi me gripin sezonal të jetë në fund të muajit shkurt./Telegrafi/
The post Situata me kollën e keqe, KSI propozon të shpallet epidemi në qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.