Situata në Ukrainë, 13 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar ndihmë në ambasadë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga qindra qytetarë të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Ukrainë, 13 prej tyre kanë kërkuar ndihmë nga Ambasada e Maqedonisë në Kiev.

Ambasadori i RMV-së në Ukrainë Krum Efremov, për TV21 tha se një shtetas i Maqedonisë është në Luhansk, por ai është i sigurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasadori apeloi për këdo që ka nevojë për ndihmë të kontaktojë ambasadën.

Ai thotë se situata në Ukrainë për momentin është e qetë dhe siç thotë ai, ka apel nga autoritetet që gjithçka të zgjidhet në rrugë diplomatike./Telegrafi/

Advertisement

Situata në Ukrainë, 13 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar ndihmë në ambasadë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy