Skuterët e ujit dhe varkat e shpejta, paraqesin problem për pushuesit në liqenin e Ohrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Turistët gjendjen në liqenin e Ohrit e quajnë kaos.

Skuteristët janë të vrullshëm përgjatë plazheve këtë verë, edhe pse ka një ndalim dhe u duhet të kalojnë 200 metra nga bregu, disa nga pronarët nuk ndalen duke ngasur skuterët shumë afër bregut të liqenit, duke rrezikuar edhe jetë.

Ngasësit janë kryesisht të mitur, shpesh të patrajnuar që drejtojnë makinën pa jelekë mbrojtës dhe përbëjnë rrezik për notarët dhe aq më tepër për veten e tyre.

Nga Autoritetet e Ohrit thonë se janë të njohur me problemin, por momentalisht vetëm një inspektor është i angazhuar për mbikqyrjen e sigurisë së lundrimit në të gjithë liqenin, pasi i dyti ka dalë në pension së fundmi.

Advertisement

Përveç skuterëve, edhe varkat e reja të cilat janë shumë më të shpejta se ato të vjetrat, kërcënojnë sigurinë dhe paraqesin një problem shtesë.

Për mosrespektim të ligjit për lundrimin në brendësi, këtë verë janë paraqitur 25 sanksione, shumica në liqenin e Strugës.

Kapiteneria e qarkut thotë se ka qenë sjellja e pakujdesshme në menaxhimin e skuterëve arsyeja për marrjen e vendimit për kufizimin e lundrimit për skuterët, i cili ka filluar nga 1 korriku dhe zgjat deri më 31 gusht.

Skuterët e ujit dhe varkat e shpejta, paraqesin problem për pushuesit në liqenin e Ohrit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy