Sllobodan Trendafillov është kryetar i ri i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë. Ai u zgjidh pas Kongresit të sotëm që u mbajt në Shkup. Trendafillov ishte kandidati i vetëm për kryetar të LSM-së.

Kongresi filloi me një minutë heshtje në shenjë respekti për kryetarin e ndjerë të LSM-së, Darko Dimovski dhe angazhimeve të tij për veprimin sindikalist.

Dimovski e kreu funksionin e kryetarit të LSM-së prej dhjetorit të vitit 2017, ndërsa më parë ishte kryetar i Sindikatës së punëtorëve nga gastronomia, turizmi, ekonomizimi komunal-banesor, zejtaria dhe shoqatat e mbrojtura (SGTKZ).

The post Sllobodan Trendafillov u zgjodh kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";