Vazhdon protesta e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, të hënën pritet të arrihet marrëveshje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot protestën e zhvendosi para Ministrisë së Financave. Kërkesa e tyre është rritje lineare të pagës për 2.806 denarë. Gjithashtu thonë se nëse nga muaji i ardhshëm shtrenjtohet rryma, punëtoret nuk mund do të mund t’ia dalim. Nga sindikata presin që të hënën të arrihet marrëveshje.

“Parashikohet të hënën të arrihet marrëveshja që do të thotë kjo grevë ishte e suksesshme. Në dy ditët e kaluara në më shumë ndërmarrje dhe komuna kemi nënshkruar marrëveshje për rritjen lineare të pagës 2.806 denarë”, tha Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave.

Nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm i LSM-së Tërpe Dejanoski theksoi se të punësuarit nuk kërkojnë luks, por mënyrë se si ta mbijetojnë inflacionin.

“Shpresojmë që sot ministri i Financave do të vijë dhe do të na i kushtojë të paktën 5 minuta qe edhe ne t’i themi dy tre fjalë dhe të shpresojmë se do të na dëgjohet zëri, ashtu siç tha edhe kryetari kërkojmë Marrëveshje kolektive të përgjithshme që ta kryejmë këtë punë”, pohoi Tërpe Dejanoski – sindikalist.

Advertisement

Ndryshe siç bënë të ditur nga LSM greva do të vazhdojë, ndërsa të hënën organet e sindikatës do të vendosin për aktivitetet shtesë. Ndërkohë mbetet vendimi që të punësuarit do të qëndrojnë në vend të punës, por nuk do të punojnë, përveç 10% të të punësuarve të cilët do të jenë në disponim për nevojat e qytetarëve.

Vazhdon protesta e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, të hënën pritet të arrihet marrëveshje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy