Snopçe: Në ASH mund të ketë dallime, por do të jemi të unifikuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndonëse Kryesia qendrore e ASH-së ka marrë vendim që në zgjedhje të shkojnë vet si parti, megjithatë këtë vendim mund ta ndryshojë Kuvendi i partisë. Kështu tha në emisionin “10minuta” deputeti i kësaj partie Halil Snopçe.

Sipas tij ende nuk është caktuar datë për mbajtjen e mbledhjes së kuvendit, por shtoi se ndonëse mund të ketë mendime të ndryshme, partia në fund do të jetë me qëndrim të unifikuar.

“Kryesia qendrore e ASH para disa javëve ka sjellë vendim që ASH të del vet në zgjedhje. Ky është vendim i Kryesisë qendrore të ASH, por ne kemi një organ tjetër që është mbi Kryesinë qendrore dhe ky organ mund të ndryshojë këtë vendim. Me vet faktin që Kuvendi Qendror ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, nuk ka mbajtur as mbledhje në këtë vakum, prej momentit kur kryesia qendrore e ka marrë këtë vendim, ne i referohemi vendimit të kryesisë qendrore”, deklaroi Halil Snopçe.

Kur do të mbajë kuvendi mbledhje, a pritet së shpejti?

Advertisement

“Nuk kemi caktuar datë. Kështu që ne e dimë që duhet mbahet por datë nuk kemi caktuar. Bile edhe në mbledhjen e kaluar të kryesisë qendrore nuk u caktua data”.

Snopçe: Në ASH mund të ketë dallime, por do të jemi të unifikuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy