Snopçe: OBRM-PDUKM ka hyrë në skenarë të qarqeve që nuk ia duan të mirën vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në intervistën e tij për Top Channel u shpreh se kontesti kryesor në Maqedoninë e Veriut janë ndryshimet kushtetuese e që duhet të ndodhin. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese hasin në rezistencë nga partia më e madhe maqedonase OBRM-PDUKM.

“Për mendimin tonë në vend që kjo parti të angazhohet për hapjen e horizonteve të perspektivës, ata krijojnë horizonte të rrezikut, që unë jam i prirur të besoj që vijnë nga qarqet që nuk ia duan të mirën Maqedonisë”, u shpreh Snopçe.

Ai shtoi se perspektiva evropiane është perspektiva e vetme e Maqedonisë së Veriut dhe se nuk ka alternativë tjetër, dhe me anëtarësimin e vendit sjell përfitime në të gjitha sferat.

Në pyetjen nëse Aleanca për Shqiptarët ka vija të kuqe me OBRM-PDUKM-në, deputeti Snopçe theksoi se VMRO ka qenë arsyeja kryesore për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri dhe se kundërshtimin e ndryshimeve kushtetuese e kanë prej qarqeve të afërta pro-ruse dhe pro-serbe./Telegrafi./

Advertisement

Snopçe: OBRM-PDUKM ka hyrë në skenarë të qarqeve që nuk ia duan të mirën vendit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy