“Pavarësisht kompromiseve të bëra, në radhë të parë ndryshimi i emrit të vendit, ai nuk arriti, jo për fajin e tij, të bëjë një progres të dukshëm drejt procesit të zgjerimit të BE-së. “Unë personalisht dua që Zoran të rishqyrtojë vendimin e tij dhe të paktën të mbetet kryeministër dhe partner,” tha Nils Schmid, zëdhënës i politikës së jashtme për Social Demokratët gjermanë.

Siç raporton “Deutsche Welle”, Schmid i bën apel Zaevit që të shqyrtojë tërheqjen e dorëheqjes nga posti i kryeministrit, ndërsa në nivel partiak pret që bashkëpunimi i ngushtë mes dy partive të vazhdojë me liderin e ri të mundshëm. Ai beson se dorëheqja do të ketë pasoja në procesin e zgjerimit të BE-së në rajon.

Ai shtoi se nuk ka kuptim kur një vend si Bullgaria, për arsye nacionaliste, ka dy vjet që bllokon fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

“Është një sinjal fatal për besueshmërinë e BE-së në rajon. Zoran Zaev veprimin e tij politik e vuri në shërbim të afrimit me BE. Nuk u shpërblye në mënyrë adekuate nga të gjithë. Prandaj, ata nuk mund të lirohen nga përgjegjësia. “Në të ardhmen, do të jetë shumë më e vështirë për të arritur një zgjidhje të negociuar,” tha Schmid.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, dorëheqja e kryeministrit Zaev është lajm i keq për përpjekjet reformuese në vend, por edhe për të ardhmen e gjithë projektit evropian.

The post Socialdemokratët gjerman: Zaev të mendojë për dorëheqjen, të vazhdojë si kryeministër dhe partner i BE-së appeared first on Telegrafi.