Zaev: Duhet të vazhdojë dialogu me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Qeveri sot u mbajt mbledhje e rregullt e shefave të vendeve anëtare të BE-së, në të cilën kryeministri Zoran Zaev i njoftoi ambasadorët për aktivitetet më të rëndësishme dhe aktuale që kanë të bëjnë për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Siç njoftojnë nga Qeveria, Zaev para ambasadorët sqaroi vazhdimësinë e proceseve reformuese, posaçërisht në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit dhe reformat në administratë.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së shfaqën interes të posaçëm për aktivitet për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë për shkak së cilës nuk u arrit konsensus për kornizën negociuese me Maqedoninë.

Sipas njoftimit, në mbledhje u theksua se procesi duhet të vazhdojë sa më shpejt dhe të përfundojë me fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Advertisement

“Anëtarësimi i RMV-së në BE nuk ka alternativë për ne, duhet ta vazhdojmë dialogun me bullgarinë duke pasur respektim të ndërsjellë dhe zbatim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim më intesiv me vendet”, tha Zaev./Telegrafi/

Zaev: Duhet të vazhdojë dialogu me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy