Sot 1.161 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.114 testime për coronavirus, ndërsa 1.161 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-410, Kumanovë-54, Dibër-19, Shtip-54, Prilep-59, Tetovë-58, Strugë-25, Veles-55, Manastir-75, Ohër-51, Kavadar-55, Gostivar-38, Gjevgjeli-38, Strumicë-27, Kriva Palanka-10, Radovish-14, Krushevë-1, Koçani-28, Probishtip-7, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-1, Berovë-1, Valandovë-5, Vinicë-2, Dellçevë-5, Kratovë-3, Sveti Nikollë-18, Kërçovë-12, Resnjë-7, Negotinë-24.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 26 pacientë, pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 806 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 72.044, prej të cilëve 48.170 janë shëruar, ndërsa 2.077 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 21.797./Telegrafi/

Sot 1.161 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy