Sot 109 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1486 testime për coronavirus, ndërsa 109 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-40, Kumanovë-10, Shtip-3, Prilep-12, Tetovë-6, Strugë-4, Manastir-6, Ohër-7, Kavadar-3, Gostivar-2, Strumicë-2, Kriva Pallankë-2, Probishtip-1, Pehçevë-1, Vinicë-2, Delçevë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-4, Resnjë-1, Negotinë-1.

Kanë ndërruar jetë edhe tre persona, një nga Kërçova (64), një nga Shkupi (61) dhe një nga Makedonski Brod (70).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 89 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 14.871, prej të cilëve 12.054 janë shëruar, ndërsa 609 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.208./Telegrafi/

Sot 109 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy