Sot 119 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.324 teste, ndërsa janë regjistruar 119 raste me COVID-19.

Në Shkup – 87, Manastir – 7, Kavadar – 6, Kumanovë – 4, Prilep – 3, Sveti Nikollë dhe Makedonski Brod nga 2, Ohër, Shtip, Strumicë, Koçani, Struga, Resnjë, Demir Hisar dhe Demir Kapi nga 1.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 257 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot janë konfirmuar 3 viktima nga coronavirusi. Nga një person i vdekur nga Shkupi (71), Strumica (82) dhe Manastiri (49). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 223.330, numri i të shëruarve është 210.732, numri i të vdekurve është 7.907, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.691./Telegrafi/

Sot 119 raste të reja me coronavirus në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy