Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.533 testime për coronavirus, ndërsa 50 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-26, Manastir-7, Kumanovë-6, Prilep-2, Ohër-2, Strugë-2, Koçan-1, Gostivar-1, Dibër-1, Vinicë-1 dhe Kratovë-1.

Nga MSH njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 16 pacientë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 133 pacientë të shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 154.937, prej të cilëve 146.632 janë shëruar, ndërsa 5.265 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (20 maj) është 3.040./Telegrafi/

Sot 16 viktima dhe 50 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.