Sot 24 të vdekur dhe 1.715 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 4.811 teste, ndërsa janë regjistruar 1.715 raste të reja me COVID-19.

Nga numri total i rasteve të reja (1715), janë regjistruar 240 riinfektime dhe një riinfektim i dytë.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 2.057 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 persona të vdekur: 7 të vdekur nga Shkupi (58, 70, 70, 74, 76, 82 dhe 87), 2 të vdekur nga Manastiri (77 dhe 81) dhe nga një i vdekur nga Velesi (59), Gjevgjeli (81), Kavadar (64), Kumanovë (66), Negotinë (63), Ohër (57), Resnjë (82), Sveti Nikollë (73), Strugë (68), Tetovë (66) dhe Shtip (66).

Advertisement

Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar edhe 4 persona të vdekur, Strumicë (1), Shtip (1), Vllandovë (1) dhe Manastir (1). Të vdekurit janë të moshës 51 deri në 76 vjeç. Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në periudhën 26.01.2021 – 01.02.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 274.144, numri i të shëruarve 251.688, numri i të vdekurve ka arritur në 8.494, ndërsa numri i rasteve aktive 13.962./Telegrafi/

 

Sot 24 të vdekur dhe 1.715 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy