Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.302 testime për coronavirus, ndërsa 10 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup dhe Kumanovë nga 2 raste, dhe nga 1 në Tetovë, Veles, Kavadar, Ohër, Shën Nikollë dhe Kriva Pallankë.

Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe 3 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 17 pacientë të shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 155.655, prej të cilëve 149.933 janë shëruar, ndërsa 5.481 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (24 qershor) është 241./Telegrafi/

Sot 3 viktima, 10 raste të reja dhe 17 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.