Sot 30 viktima dhe 457 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.682 teste, ndërsa janë regjistruar 457 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup – 198, Prilep – 32, Kumanovë – 30, Ohër – 29, Veles – 25, Kavadar – 24, Shtip – 17, Tetovë – 16, Gjevgjeli – 15, Gostivar – 13, Strumicë dhe Koçan nga 9, Strugë, Negotinë , Sveti Nikollë, Makedonski Brod, Vinicë nga 5, Probishtip – 3, Kërçovë, Kriva Pallankë, Radovish dhe Bogdanci nga 2, Resnjë, Dibër, Berovë dhe Kratovë nga 1.

Janë regjistruar 700 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot janë konfirmuar edhe 30 viktima nga coronavirusi të moshës 50-84 vjeç, 8 pacientë nga Shkupi, 6 nga Prilep, Manastiri dhe Ohri nga 3, nga Koçani dhe Demir Kapia nga 2 dhe nga një në Kumanovë , Tetovë, Veles, Strugë, Negotinë dhe Radovish. Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 119.828, numri i pacientëve të shëruar është 101.474, numri i vdekjeve është 3.503, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.851./Telegrafi/

Sot 30 viktima dhe 457 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy