Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.791 testime për coroanvirus, ndërsa 386 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja, në Shkup janë 205, Kumanovë – 25, Manastir – 18, Veles dhe Shtip – 16, Kriva Pallankë – 15, Strumica – 11, Ohër – 10, Tetovë dhe Prilep – nga 9, Shën Nikolla – 8, Kërçovë, Koçan dhe Gjevgjeli – nga 6, Valandova – 5, Kavadar dhe Radovish – nga 4, Probishtipi dhe Kratova – nga 3, Vinica dhe Makedonska Kamenica – nga 2, Gostivari, Bogdanci dhe Demir Hisar – nga 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa janë regjistruar edhe 8 pacientë të tjerë, të cilët kanë vdekur nga data 20.09.2021 deri 03.10.2021.

Kurse Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 529 pacientë të shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 194.231, prej të cilëve 176.807 janë shëruar, ndërsa 6.799 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (8 tetor) është 10.625./Telegrafi/

Sot 386 raste të reja dhe 529 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.