Maqedoni: 494 raste të reja dhe 474 të shëruar në 24 orët e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.425 testime për coronavirus, ndërsa 494 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 231, Kumanovë – 49, Veles – 31, Shtip – 24, Kavadar – 23, Ohër – 19, Kërçovë – 17, Prilep dhe Koçan – nga 16, Strumicë – 12, Manastir – 8, Strugë – 7, Tetovë – 6, Gjevgjeli – 5 , Dellçevë – 4, Negotinë, Radovish dhe Vinica – nga 3, Shën Nikollë, Kriva Pallankë, Berovë, Bogdanci dhe Makedonski Brod – nga 2, Gostivar, Resnjë, Valandovë, Kratovë, Demir Hisar, Demir Kapija dhe Makedonska Kamenica – nga 1 në secilin qytet.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, ndërsa janë paraqitur edhe 10 të tjerë, të cilët kanë ndërruar jetë nga data 07.09.2021 deri 29.09.2021.

ISHP ditën e fundit ka regjistruar 474 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 191.408, prej të cilëve 172.653 janë shëruar, ndërsa 6.668 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (30 shtator) është 12.087./Telegrafi/

Maqedoni: 494 raste të reja dhe 474 të shëruar në 24 orët e fundit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy