Maqedoni: 7 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.418 testime për coronavirus, ndërsa vetëm 7 raste kanë rezultuar pozitiv.

Të shtatë rastet janë në qytetin e Shkupit.

Nga MSh njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 18 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 71 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me 7 rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.067, prej të cilëve 146.940 janë shëruar, ndërsa 5.329 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (24 maj) është 2.798./Telegrafi/

Maqedoni: 7 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy