Sot 47 gjoba për motoçiklistët në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB informon se sot (13.05.2021) kanë kryer kontrolle të përforcuara në territorin e SPB Shkup për sanksionimin e veprave të kryera nga drejtuesit e motorëve.

Nga MPB thonë se u sanksionuan 47 drejtues të motoçikletave.

“Prej tyre, 16 shoferë nuk përdorën kasketë mbrojtëse gjatë ngasjes, katër ishin pa patentë shofer, dy motorë u konfiskuan për shkak të licencës së skaduar të trafikut dhe duke shkaktuar shumë zhurmë, si dhe shkeljet tjera”.

“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë. Ne u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Sot 47 gjoba për motoçiklistët në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy