Sot 51 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 755 testime për coronavirus, ndërsa janë regjistruar 51 raste pozitive.

Prej tyre në Shkup-25, Prilep-9, Kavadar-7, Strumicë-2, Strugë-2, Kumanovë-1, Shtip-1, Veles-1, Koçan-1, Kërçovë-1 dhe Dellçevë-1.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe nëntë pacientë tjerë, të cilët kanë qenë pozitiv për coronavirus.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 308 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 97.101, prej të cilëve 87.960 janë shëruar, ndërsa 2.998 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Sot 51 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy