Sot 8 të shëruar dhe 26 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.866 testime për coronavirus, ndërsa 26 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-13, Tetovë-5, Gostivar-3, Kërçovë-2 dhe nga 1 në Kumanovë, Prilep dhe Shtip.

Nga MSH thonë se nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Ndërsa ISHP ka regjistruar tetë pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.866, prej të cilëve 150.154 janë shëruar, ndërsa 5.487 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 225./Telegrafi/

Sot 8 të shëruar dhe 26 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy