Sot 9 viktima dhe 375 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.744 teste, ndërsa janë regjistruar 375 raste me COVID-19.

Në Shkup – 180, Prilep – 30, Manastir – 28, Kavadar – 26, Kumanovë – 13, Veles – 12, Radovish – 11, Dellçevë – 9, Koçani dhe Vallandova nga 8, Kriva Pallanka dhe Resnja nga 7, Ohri – 5 , Tetova dhe Makedonski Brod nga 4, Gostivari, Shtipi, Kërçova, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica nga 3, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 2, Struga, Negotina, Krusheva dhe Pehçeva nga 1.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 507 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot janë konfirmuar 9 viktima nga coronavirusi. 3 persona të vdekur nga Shkupi (87, 78 dhe 62) dhe nga një i vdekur nga Kavadari (60), Struga (83), Strumica (72), Koçani (59), Shtipi (73) dhe Sveti Nikole (86).

Advertisement

Gjithashtu, sipas Regjistrit të vdekjeve me diagnozë nga COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar 7 persona të vdekur me datë vdekje nga data 22.11.2021 deri më 04.12.2021. Të vdekurit e regjistruar janë nga Velesi (2), Shkupi (1), Gostivari (1), Ohri (1), Strumica (1) dhe Kërçova (1). Të vdekurit janë të moshës 44 deri në 82 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 217.775, numri i të shëruarve 204.474, numri i të vdekurve 7.674, ndërsa numri i rasteve aktive 5.627./Telegrafi/

Sot 9 viktima dhe 375 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy