Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali njofton se sot kanë mbërritur në vend pjesa e parë e 250 mijë vaksinave të paralajmëruara Pfizer, të cilat janë donacion direkt nga qeveria italiane.

“Ky donacion është përmes mekanizmit Kovaks dhe në bashkëpunim me UNICEF-in. Vaksinat janë të sigurta. Transporti bëhet në mjete të ftohta deri në pesë pikat ku do të vendosen dhe do të na duhen. Kjo është pjesa e parë e donacionit”, tha Sali.

Ai falënderoi mediat që mbështesin ministrinë dhe autoritetet për imunizimin e popullatës.

“Mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga pandemia është vaksinimi. Pjesa e dytë e dërgesës së vaksinave do të arrijë të mërkurën”, sqaroi Ministri./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot arritën 250 mijë vaksina Pfizer në Maqedoni, janë donacion nga Italia shkruan Telegrafi.