MSH Maqedoni: Arritën mbi 12 mijë doza vaksina “Pfizer”, nesër vijnë “AstraZeneca”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se sot ka arritur dërgesë e re me gjithsej 12,870 doza të vaksinave Pfizer.

Nga MSH thonë se kjo është dërgesë e rregullt që RMV e merr çdo të hënë, nga të cilat 8,190 doza janë nga marrëveshja dypalëshe me prodhuesin “Pfizer” dhe 4680 brenda programit “Team Europe”.

“20,000 vaksina Astra Zeneca pritet të mbërrijnë nesër. Ky donacion është shumë i rëndësishëm për ne. Shumë faleminderit popullit grek dhe ambasadorit të Republikës së Greqisë tek ne, Russ Kunduros. Mbërritja e dozave të reja të vaksinave bëhet me kohë dhe në përputhje me rrethanat ky imunizim ka një kurs të shkëlqyeshëm”, thonë nga MSH./Telegrafi/

MSH Maqedoni: Arritën mbi 12 mijë doza vaksina “Pfizer”, nesër vijnë “AstraZeneca” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy