Sot asnjë viktimë dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.749 testime për coronavirus, ndërsa 5 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 3 janë në Tetovë dhe 2 në Shkup.

Nga MSH informojnë se nuk ka pacientë të vdekur, për shkak të coronavirusit.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 6 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.802, prej të cilëve 150.132 janë shëruar, ndërsa 5.487 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (12 korrik) është 183./Telegrafi/

Sot asnjë viktimë dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy