Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit mëngjesin e sotëm në orën 09:40 ka ateruar aeroplani i parë i linjës Sofje-Shkup. Ky është fluturimi i parë që lidh drejtpërdrejt dy kryeqytetet e Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Me avion arritën në Shkup delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të kryesuar nga ministri i transportit Blagoj Boçvarski dhe homologu i tij bullgar Nikollaj Sabev, si dhe operatorë turistikë nga të dy vendet.

Pritjet janë që linja e rregullt ajrore Sofje – Shkup të fillojë të funksionojë muajin e ardhshëm.

Lidhja ajrore mes dy kryeqyteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është hapi i parë konkret i bashkëpunimit të paralajmëruar pas takimit të parë të kryeministrave Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, i cili u mbajt më 18 janar të këtij viti në Shkup./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot ateroi aeroplani i parë i linjës Sofje-Shkup shkruan Telegrafi.