Petkov: Brenda 60 ditëve do të funksionojë linja ajrore Sofje-Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministrat e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut përvijuan prioritetet kryesore për të dyja vendet në periudhën 2022-2029, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vizatuam kalendarin e duhur. Ne jemi të fokusuar në të gjitha mundësitë e përbashkëta për të pasuruar marrëdhëniet tona”, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov në një konferencë të përbashkët me homologun e tij Dimitar Kovaçevski.

Petkov njoftoi se takimi i radhës me Maqedoninë do të mbahet më 25 janar, pas së cilës do të ketë seancë të përbashkët qeveritare.

Petkov njoftoi gjithashtu se grupet punuese do të takohen çdo javë.

Advertisement

“Tash e tutje fqinjësia e mirë do të matet me hapa dhe me rezultate të arritura realisht. Linja ajrore Sofje-Shkup do të jetë realitet. Specifikimet e sakta do t’i kemi për 30 ditë, ndërsa brenda 60 ditëve kjo linjë do të funksionojë”, tha Petkov.

Ai theksoi se respekton vetëvendosjen e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Petkov shprehu shpresën se kur komisioni për histori do të jetë një nga pesë, përfitimet e punës së përbashkët do të jenë në një mjedis tjetër – një mjedis i dialogut të mirë dhe veprimit konstruktiv./Telegrafi/

Petkov: Brenda 60 ditëve do të funksionojë linja ajrore Sofje-Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy