Sot fillon skriningu nëpër shkollat e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në shkollat fillore sot fillon skriningu (testimi kundër Covid-19) që do të tregojë transmetimin e coronavirusit tek nxënësit.

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, mjeku Zllate Mehmedoviq në konferencën e djeshme për shtyp tha se skriningu zbatohet për shkak të numrit të rritur të nxënësve të sapoinfektuar.

Ai tha se në shkollat e mesme gjendja është stabile por do të ndiqet.

“Nga nesër nisim me skrining në shkollat fillore ku numri i të infektuarve të rinj është rritur. Në shkollat e mesme nuk ka një gjendje të tillë, gjendja epidemiologjike atje është stabile”, deklaroi Mehmedoviq në konferencën e djeshme për shtyp.

Advertisement

Skriningu sipas Mehmedoviq do të kryhet në shkolla, pra atje në vend do të merren mostrat. Ndryshe kryetari i KSI-së Aleksandar Petliçkovski, fillimisht ishte vendosur që fëmijët të dërgohen në institucionet shëndetësore, por më vonë u vendos që mjekët të shkojnë në shkolla dhe të marrin mostrat e fëmijëve.

Sot fillon skriningu nëpër shkollat e Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy