Sot katër viktima dhe 162 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1350 testime për coronavirus, ndërsa 162 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-75, Kumanovë-14, Dibër-1, Shtip-5, Prilep-5, Tetovë-13, Strugë-1, Veles-2, Manastir-5, Ohër-2, Kavadar-2, Gjevgjeli-3, Strumicë-10, Kriva Pallankë-3, Radovish-4, Koçan-12, Probishtip-1, Valandovë-1, Vinicë-2, Shën Nikolla-1.

Janë regjistruar edhe katër viktima, tre nga Shkupi (55, 80 dhe 81) dhe një nga Shtipi (81).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 109 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i të infektuarve arrin në 18.138, prej të cilëve 15.068 janë shëruar, ndërsa 743 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.327./Telegrafi/

Sot katër viktima dhe 162 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy