Sot në Maqedoni arritën 30.000 vaksina nga kompania kineze “Sinovak”, të dhënë si donacion nga Turqia, njoftoi në Facebook Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Sot, 30.000 vaksina “Sinovak” mbërritën si një donacion nga Turqia mike. Edhe një herë, unë dua të shpreh mirënjohjen time për Republikën e Turqisë dhe Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për mbështetjen e tyre, por mbi të gjitha, për shpërndarjen e shpejtë të sasisë së premtuar, e cila është shumë e rëndësishme për ne. Vaksinat do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin sa më shpejt të jetë e mundur”. shkruan Filipçe.

Nga MSH thonë se deri më tani në nivel të shtetit janë aplikuar 410.711 doza të vaksinave./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sot në Maqedoni arritën 30.000 vaksina të dhënë donacion nga Turqia appeared first on Telegrafi.