minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Turqia do t’i dhurojë Maqedonisë 30.000 vaksina “Sinovak” - Struga.info


Turqia do t’i dhurojë Maqedonisë 30.000 vaksina “Sinovak”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Turqia do të dhurojë 30.000 vaksina “Sinovak” për Maqedoninë e Veriut, njoftoi mbrëmë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili dje pasdite shoqëroi Kryeministrin Zoran Zaev në Stamboll, ku ata patën një darkë pune me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, na tha se ata do të dhurojnë 30.000 vaksina nga prodhuesi Sinovak.

Ky gjest i solidaritetit është një tregues tjetër i miqësisë dhe bashkëpunimit të sinqertë midis dy vendeve. Falënderime të mëdha për popullin turk dhe Presidentin Erdogan”, shkroi Filipçe në Facebook.

Pas takimit, u njoftua se u diskutuan temat aktuale dhe zhvillimi i bashkëpunimit të ndërsjellë./Telegrafi/

Advertisement

The post Turqia do t’i dhurojë Maqedonisë 30.000 vaksina “Sinovak” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy