Sot shpallet aktgjykimi për të akuzuarit në rastin “Shuplakat në Qendër”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në ora 12:00, pritet që gjykatësi i Gjykatës Themelore Penale, Dushan Josifov të shqiptojë vendimin për lëndën “Shuplakat në Qendër”.

Dje në fjalët përmbyllëse, mbrojtja tha se asnjë dëshmi nuk ishte prezantuar kundër ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, dhe se ai nuk ndjehet fajtor.

Gjykimi për rastin “Shuplaka në Qendër” filloi katër vjet më parë. Dy të pandehur e pranuan fajin, njërit iu dha një dënim me kusht. Kundër Daniela Rangelova dhe dy të tjerëve, aktakuza është tërhequr ndërsa Nikolla Gruevski është në arrati.

Dënimi i paraparë me burg për të akuzuarit është nga pesë muaj deri në pesë vjet.

Advertisement

Sot shpallet aktgjykimi për të akuzuarit në rastin “Shuplakat në Qendër” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy