Sot shqyrtohet vendimi për rritjen e pagës minimale në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në seancë të Këshillit Ekonomik të qeverisë pritet të shqyrtohet për gjithçka që është biseduar në lidhje me kërkesën e sindikatave për rritjen e pagës minimale si dhe për propozimin e ri të Konfederës së biznesit që të subvencionohet një pjesë e rritjes së pagës minimale.

Pas kësaj, duhet të mbahet seancë e re e Këshillit Ekonomik dhe Social pas dështimit të ditës së premte kur nuk u arrit marrëveshje.

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski gjatë ditës së djeshme u prononcua se paga minimale do të rritet dhe se pret që nga dita e sotme të ketë vendim për rritjen e pagës minimale.

“Pres që nesër të kemi vendim për rritjen e pagës minimale. Siç kam premtuar, ne do t’i zgjidhim efektivisht të gjitha çështjet në interes të qytetarëve dhe do t’i përmbushim premtimet. Ky është parimi dhe fryma në të cilën do të zgjidhen të gjitha çështjet që kanë për qëllim ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve”, u shpreh Kovaçevski.

Advertisement

Nga LSM theksojnë se nëse nuk ka vendim për rritjen e pagës minimale, ata të enjten më 10 shkurt do të dalin me anëtarësinë në Kuvend për t’u dhënë deputetëve mbështetje për ta vozuar Propozim-ligjin ku rritet paga minimale dhe nëse nuk votohet, ata paralajmërojnë bllokime dhe grevë./Telegrafi/

 

Sot shqyrtohet vendimi për rritjen e pagës minimale në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy