minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Sot shtatë viktima dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni - Struga.info


Sot shtatë viktima dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se 24 orët e fundit janë bërë 1.208 testime për coronavirus, ndërsa 234 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-99, Prilep – 26, Kavadar – 19, Kumanovë – 17, Strumicë – 15, Negotinë – 9, Tetovë dhe Koçan – 7 secili qytet, Gostivar – 6, Shtip dhe Veles – 5 secili, Ohri dhe Gjevgjelia – 4 secili, Struga – 3, Vinica – 2, Manastir, Kriva Pallankë, Dibër, Dellçevë, Berovë dhe Probishtip – 1 secili.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe shtatë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 274 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 103.020, prej të cilëve 91.507 janë shëruar, ndërsa 3.144 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (1 mars) është 8.369./Telegrafi/

The post Sot shtatë viktima dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy