Sot vetëm 51 raste me COVID-19, humbin jetën 16 persona në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve nga 4.060 testime janë regjistruar 51 raste të reja.

Prej rasteve të reja 28 ka në Shkup, Tetovë 5, Manastir dhe Vinicë 3, Prilep, Koçanid he Kërçova nga 2, dhe nga 1 në Kumanovë, Gostivar, Veles, Kavadar, Negotinë dhe Makedonski Brod.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 84 pacientë dhe 16 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur 7 janë nga Shkupi, nga dy në Kumanovë dhe Prilep dhe nga një në Manastir, Gostivar, Tetovë, Makedonski Brod dhe Negotinë.

Momentalisht në Maqedoni ka 2.932 raste aktive me COVID-19, ndërsa që nga fillimi i pandemisë me coronavirus janë diagnostifikaur 155.028 pacientë, ku 146.800 prej tyre janë shëruar dhe 5.296 kanë humbur jetën./Telegrafi/

Advertisement

Sot vetëm 51 raste me COVID-19, humbin jetën 16 persona në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy