Spasovski – Byrnes: Shkupi dhe Uashingtoni kanë ushqyer partneritet dhe bashkëpunim të shkëlqyer për dekada

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, sot ka realizuar takim me ambasadoren amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes.

Siç njoftojnë nga MPB, partneriteti dhe bashkëpunimi i shkëlqyer që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ja e kanë kultivuar me dekada është rikonfirmuar edhe në takimin e sotëm.

“Theksi i takimit u vendos në projektet e vazhdueshme të cilat me mbështetjen e Ambasadës amerikane realizohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të përbashkët në luftën kundër terrorizmit, krimit kibernetik dhe formave të tjera të krimit të organizuar, me qëllim forcimin e sigurisë së shtetit”, kumtuan nga MPB-ja.

 

Advertisement

Spasovski – Byrnes: Shkupi dhe Uashingtoni kanë ushqyer partneritet dhe bashkëpunim të shkëlqyer për dekada shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy