Spasovski: Data për zgjedhje e determinuar me Dekretin me fuqi ligjore për ndalimin e të gjitha aktiviteteve zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Data për mbajtjen e zgjedhjeve është determinuar që me sjelljen e Dekretit me fuqi ligjore për ndalimin e të gjitha aktiviteteve zgjedhore, kjo do të thotë se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme vazhdojnë afatet zgjedhore, theksoi sonte kryeministri, Oliver Spasovski në intervistën për TV Klan.

“Nuk bëhet fjalë për dëshira apo për kundërshtimin e zgjedhjeve pasi ne kemi gjendje e cila është e determinuar, e paraparë me Kushtetutën dhe ligjet. Ju e dini se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë përcaktuar, si rezultat gjithashtu në një takim të tillë liderësh, në të cilat vendosën partitë parlamentare se është mirë të mbahen zgjedhje parlamentare më 12 prill 2020, ndërsa ishte diku në muajin tetor dhe atëherë u pajtuan se duhet të mbahen ato zgjedhje pikërisht më 12 prill”, theksoi Spasovski.

Kryeministri theksoi se pandemia me Kovid-19 e cila është krizë shëndetësore botërore, kërkon prej të gjithëve përgjegjësi serioze gjatë sjelljes së çfarëdo vendimi para së gjithash, siç tha, pasi ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Sipas tij, duhet të respektohet edhe Dekreti i Qeverisë i cili është me fuqi ligjore që e përcakton mbajtjen e zgjedhjeve.

“Kur u vendos të mos mbahen zgjedhjet më 12 prill u kërkua mekanizëm juridik si të ndodhë kjo. Kemi gjendje të jashtëzakonshme dhe Qeveria në bazë të kësaj solli Dekret me fuqi ligjore me të cilin veprimet zgjedhore ngrihen dhe kjo do të thotë se në atë moment kur të ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme, nga ai moment vazhdojnë afatet zgjedhore dhe në këtë mënyrë caktohet data se kur duhet të mbahen zgjedhjet”, sqaroi kryeministri Spasovski.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy