Hetimi në rastin e Sasho Mijallkovit duhet të tregojë se ku është lëshimi, nëse dikush ka ndihmuar dhe kush është ai dhe të shoh se ku është problemi në sistemin e përgjithshëm të funksionimit, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski për “24 Vesti”.

Ai është kategorik se Mijallkov nuk u arratis në Beograd, siç pretendon opozita.

“Një seri hapash u ndërmorën nga institucionet, kryesisht në drejtim të zbulimit se kush mund të ndihmojë, kështu që anëtarët e sigurimit të tij privat, anëtarët e familjes së tij dhe të gjithë pasurinë që ai zotëronte ishin një nga mënyrat për të arritur atë dhe të jetë e kënaqur drejtësia. Kush është i përfshirë në arratisje, besoj se në fund të hetimeve do të tregohet”, tha Spasovski.

Lidhur me pyetjen se ku janë shenjat, Spasovski thotë se ato mund të jenë në Ministrinë e Brendshme, Prokurorinë, gjyqësorin dhe policinë sekrete./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Spasovski: Hetimi duhet të tregoj se kush i ka ndihmuar Mijallkovit shkruan Telegrafi.