Spasovski: Pres më shumë përpjekje në rastet si “Dhoma publike”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot tha se duhet të bëhen më shumë përpjekje në mënyrë që të zgjidhen në mënyrë më efikase rastet si “Dhoma publike”.

“Sa i përket ‘Dhomës publike’, ne kemi arrestuar katër persona, janë marrë telefonat dhe pajisje tjera për ekspertizës, ndërsa ekspertiza pritet të përfundojë nesër dhe do të dërgohet në Prokurorinë Publike. Po identifikohen edhe anëtarë tjerë që kanë qenë në këtë grup”, tha Spasovski.

Ai theksoi hendikepin  që e kanë në hetim për shkak të moskomunikimit me platformën “Telegram”.

“Hendikep është hetimi për shkak të moskomunikimit me ‘Telegram’ edhe pas thirrjes që e kishte kryeministri dhe unë, ata nuk reagojnë. U fshi grupi, megjithatë nuk ka asnjë komunikim nga ‘Telegram’ dhe kjo paraqet vështirësi për t’i gjetur dëshmitë”, tha Spasovski./Telegrafi/

Advertisement

Spasovski: Pres më shumë përpjekje në rastet si “Dhoma publike” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy