OBRM-PDUKM: MPB në krye me Çulevin, rastin “Dhoma publike” e zbardhën për një ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM-ja e ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për paaftësi në lidhje me zbardhjen e rastit “Dhoma publike”.

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski sot në konferencë për shtyp tha se i njëjti rast në janar të vitit të kaluar ishte zgjidhur për një ditë, pasi me MPB-në drejtonte kuadër i VMRO-së, respektivisht ish ministri Naqe Çulev.

“Riaktivizimi i “Dhomës Publike” është vetëm rezultat i paaftësisë së LSDM -së dhe Oliver Spasovskit. Vetëm për krahasim, vitin e kaluar, gjithashtu në janar, kur u shfaq “Dhoma Publike”, rasti u zbardh për vetëm një ditë, sepse Ministria e Brendshme drejtohej nga ministri Naqe Çulev, i cili vuri të gjithë Ministrinë në funksion të mbrojtjes së viktimave dhe mbylljes së grupit. Kjo ndodhi brenda një dite”.

“Sot, kur qytetarët raportojnë abuzime në lidhje me të njëjtin rast “Dhoma publike” e cila është riaktivizuar dhe tashmë ka po zgjat një javë ose më shumë, administrata e Oliver Spasovski nuk reagon”, tha mes tjerash Arsovski.

Advertisement

 

OBRM-PDUKM: MPB në krye me Çulevin, rastin “Dhoma publike” e zbardhën për një ditë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy