Spasovski: MPB-ja dhe shërbimet gati për të siguruar Samitin e OSBE-së!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski ka vizituar Shtabin në suaza të aksionit operacional “OSBE 2023”, me qëllim të organizimit, udhëheqjes dhe koordinimit të masave dhe aktiviteteve të sigurisë për Samitin e OSBE-në Shkup, ku gjatë dy ditëve të ardhshme, do të marrin pjesë mbi 70 delegacione nga vende të huaja.

Kryeshefi i Departamentit për mbrojtjen e personaliteteve dhe objekteve të caktuara, Aleksandar Nacevski, ka njoftuar Ministrin Spasovski, se shërbimet po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, ku një pjesë e delegacioneve tashmë kanë mbërritur, kurse situata është normale.

Nga MPB njoftojnë se Departamenti për operacione speciale policore, Departamenti për Çështje Kufitare, Departamenti për shkatërrimin e krimit serioz dhe të organizuar, janë në terren dhe veprojnë sipas planit.

“Jam më se i sigurt se do të paraqitemi në mënyrën më të mirë si shërbim dhe si shtet. Shpresa të mëdha janë vendosur në Maqedoninë e Veriut. Kjo është një sfidë serioze për shërbimin dhe për shtetin. Është shumë e rëndësishme se si ne perceptohemi në nivelin e komunitetit ndërkombëtar. Dje mora pjesë në një konferencë në Bruksel, në Komisionin Evropian, ku vlerësimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është në superlativë për të gjitha arritjet, për profesionalizmin e policisë dhe atë para ministrave nga e gjithë bota”, tha Spasovski./Telegrafi/

Advertisement

Spasovski: MPB-ja dhe shërbimet gati për të siguruar Samitin e OSBE-së! shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy