Spasovski: Për nëntë muaj janë evidentuar 875 viktima të dhunës në familje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka publikuar shifra alarmante të rasteve të dhunës në familje. Për 9 muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 875 viktima të dhunës në familje, ku 678 prej tyre ishin gra.

Në fushatën 16 ditë aktivizëm kundër dhunës në familje, ministri i Brendshëm tha se kjo është gjë pozitive ngaqë gratë çdo ditë e më shumë inkurajohen të raportojnë dhunën në familje.

Spasovski tha se deri para 5 vjetësh, vetëm 2% e grave që kanë përjetuar dhunë nga partneri, kanë denoncuar në polici incident serioz, duke potencuar se “dhuna në familje duhet të zgjidhet në familje”.

“Sa për ilustrim, në kontekst të përballjes së policisë me problemin e dhunës në familjes, duhet të potencohet se gjatë periudhës janar – shtator 2023 – në nivel të shtetit janë evidentuar 875 viktima të dhunës, prej të cilave 678 kanë femra, bashkëshorte, bashkëshorte jashtë martese, nëna, bija… Në këto tregues, për periudhën e njëjtë kohore duhet të shtohen edhe 295 viktima të dhunës gjatë konstatimit dhe sanksionimit të shkeljeve dhe 3.776 shkresa kundër anëtarëve të familjes, ku në 2.511 raste viktimat janë femra”, tha Spasovski,

Advertisement

Spasovski: Për nëntë muaj janë evidentuar 875 viktima të dhunës në familje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy