Spasovski: Zjarret në RMV tashmë janë vënë nën kontroll

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit të krizave ka mbajtur sot seancën ku është shqyrtuar gatishmëria për ballafaqim me zjarre dhe është konstatuar se disa zjarre që kanë shpërthyer në vend janë vënë nën kontroll.

“Zjarret që kanë qenë aktive në Komunën e Berovës, si dhe zjarret e tjera në mbarë vendin janë vënë nën kontroll. Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe Forcat e Armatosura, janë në detyrë të vazhdueshme 24 orëshe dhe monitorojnë zjarret”, ka informuar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Paraprakisht, Vlado Klinçarski nga NP “Pyjet e Maqedonisë – Maleshevë” – Berovë, tha se “në koordinimin e sapo përfunduar të institucioneve të përfshira në përballjen me zjarret në Berovsko, është paralajmëruar se sërish do të kenë mbështetje nga ajri”.

Ai theksoi se ka ende një pjesë të zjarrit për tu kontrolluar, për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.

Advertisement

Kujtojmë se në Maqedoni tashmë disa javë është ndaluar me vendim frekuentimi i pyjeve, përkisht për të vetmin qëllim që të evitohet shkaktimi i zjarreve nga njerëzit e papërgjegjshëm.

Spasovski: Zjarret në RMV tashmë janë vënë nën kontroll shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy