SPB Shkup: 162 gjoba për mosrespektim të rregullave në komunikacion, 24 prej tyre për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme (01.09.2022), Ministria e Brendshme ka vijuar me intensifikimin e kontrolleve të aksionit në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 masa, nga të cilat 24 sanksione për ngasje më shumë se shpejtësia e lejuar, 16 gjoba për ngasje pa patentë shofer, katër sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë vendosur 15 gjoba për përdorim të celularit, shtatë sanksione për automjete të paregjistruara, 11 sanksione për mospërfillje të përparësisë së kalimit, pesë sanksione për sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), shtatë gjoba për mospërdorim të rripit të sigurimit, si dhe pesë sanksione për kundërvajtjeka që i kanë kryer këmbësorët.

Kontrollet e intensifikuara në trafik do të vëzahdojnë edhe ditëve në vijim.

Advertisement

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në apelin e MPB-së.

 

SPB Shkup: 162 gjoba për mosrespektim të rregullave në komunikacion, 24 prej tyre për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy