SPB Shkup: Sekuestrohet drogë me vlerë 20 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje policia arrestoi 38-vjeçarin D.C. nga fshati Dobri Dol i Sopishtës, pasi në bazë të informatave operative të marra paraprakisht kanë kontrolluar shtëpinë e tij. Gjatë kontrollit u gjetën katër thasë me rreth katër kilogramë marijuanë, me vlerë rreth 20 mijë euro.

“Sot (31.08.2023) zyrtarët policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme, pas marrjes së informacioneve operative dhe urdhër bastisjes nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në një banesë në afërsi të D.C. (38) në fshat Dobri Dol, komuna e Sopishtës. Gjatë kontrollit janë gjetur katër thasë me rreth katër kilogramë marijuanë, në vlerë prej rreth 20.000 euro”.

“D.C. u arrestua dhe u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës penal me procedurë të shpejtë”, njoftojnë nga MPB Maqedoni.

SPB Shkup: Sekuestrohet drogë me vlerë 20 mijë euro shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy