SPB-Tetovë: Janë shqiptuar 10 masa kundër automjeteve që kryejnë transport publik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton se sot ka bërë kontrolle të intensifikuara për komunikacion me çka janë shqiptuar 10 masa kundër automjeteve që kryejnë transport publik.

“Pjestarët e policisë të SPB Tetovë sot (07-mars) nga ora 05:30 deri në ora 10:00, në 11 lokacione në zonën Tetovë-Gostivar kanë kryer kontroll aksion ndaj automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve, në të cilat janë konstatuar dhe shqiptuar gjithsej 10 kundërvajtje.

Dy shoferë (GV) i drejtonin automjetet pa çertifikata mjekësore, një automjet (GV) ishte i mbingarkuar, një (GV) nuk kishte pajisjet e nevojshme, ndërsa një drejtues (GV) drejtonte pa kaluar provimin për patentë shoferi dhe pesë drejtues janë gjobitur edhe për lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik.

Gjatë kontrollit, dy automjete janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi, ndërsa për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë./Telegrafi/

Advertisement

SPB-Tetovë: Janë shqiptuar 10 masa kundër automjeteve që kryejnë transport publik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy