SPB Tetovë: Për një muaj janë bërë më shumë se 1.200 shkelje në komunikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se gjatë muajit të kaluar (tetor) në dhjetëra kontroll-aksione lokale dhe të intensifikuara, të zhvilluara në rajonin e gjerë të Tetovës janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 1212 lloje të ndryshme të parregullsive, përkatësisht kundërvajtje në komunikacion.

Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, këtë vit janë bërë 20 shkelje më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në aktivitetet kontrolluese të tetorit dhe për konstatimin e kundërvajtjeve janë përjashtuar nga qarkullimi 32 automjete, prej të cilave 24 kanë pasur të skaduar regjistrimin për mbi 30 ditë, ndërsa tek 8 automjete janë konstatuar me parregullsi teknike. Gjatë kësaj periudhe janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 255 shofer, nga të cilët 126 drejtojnë automjete pa patentë shofer, 62 nën efektin e alkoolit, 57 vozitës fillestar dhe 10 me masë mbrojtëse ndalesë të aktive për drejtim”.

“Gjithashtu, muajin e kaluar janë konfiskuar përkohësisht 11 automjete me regjistrim të skaduar për më shumë se 6 muaj, 122 patentë shoferë dhe 36 leje qarkullimi trafiku, ndërsa “shërbimi i merimangës” së Tetovës ka marrë gjithsej 104 automjete të parkuara gabimisht, kryesisht në zonën qendrore të qytetit të Tetovës, ku është frekuenca më e madhe e trafikut”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

Advertisement

SPB Tetovë: Për një muaj janë bërë më shumë se 1.200 shkelje në komunikacion shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy